Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk do të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Duke replikuar me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berishën, Kurti është shprehur: “Veç thuaj po, po thonë, por, jo o Bekë, nuk ka ‘Zajednicë’”.
Më tej ai ka thënë se marrëveshja bazike që e ka pranuar në dialog më Serbinë, është tekst i mirë, por jo i shkëlqyer.
“Ajo zbatohet atëherë kur të nënshkruhet”.
Ndërsa për draftstatutin e Asociacionit, Kurti ka thënë nuk është publikuar sepse pesëshja diplomatike ka kërkuar të mos publikohet.