Iluzionet optike janë fenomene të perceptuara “gabimisht” që më së shpeshti i ngatërrojnë vëzhguesit dhe që tërheqin vëmendjen edhe sot.
Para disa vitesh në rrjetin social, Reddit është publikuar një foto e tifozëve të Green Bay Packers të ekipit amerikan të NFL. Shohim gjashtë vajza të buzëqeshura, por diçka mungon. Ne do t’ju japim 15 sekonda për ta kuptuar atë.
A keni pasur sukses? Nëse keni vështirësi, na ndihmoni… Në foto shohim gjashtë vajza, por vetëm pesë palë këmbë.
Ky “mister” ka shqetësuar shumë njerëz, por në fakt ka një zgjidhje të thjeshtë, raporton Times Now News.
Vajza në mes e ka kokën të anuar majtas, kështu që këmbët duket se i përkasin brunes në të djathtë.
Epo, truri është mashtruar, por ky nuk është fundi.
Vajza e dytë në të majtë ka veshur xhinse të errëta dhe këmbët e saj janë të fshehura pas shoqes së saj që është ulur në buzë të divanit.
Nëse shpjegimi nuk është mjaft i qartë për ju, hidhini një sy pamjes nga Twitter, ku tregohen vajzat që duhet t’i kushtoni vëmendje. /Telegrafi/