Deputeti i tij hedh tymuese në Kuvend, Sali Berisha nuk ndihet mirë, largohet nga salla
Deputeti i PD Ervin Salianji si duket nuk i ka menduar pasojat e hedhjes së tymueses në Kuvendin e Shqipërisë. Sali Berisha duket se nuk është ndjerë mirë nga tymi dhe ka dalë nga salla e parlamentit.
Kuvendi i miratoi mes kaosit disa prej ligjeve. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi nga vendi i saj nismat ligjore për miratim, ndërsa deputetët e opozitës u binin tavolinave në përpjekje për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të seancës. Pas ketij momenti, Nikolla mbylli seancen që sërish u zhvillua me tensione.