Butrint Imeri bën lëmsh ndjekësit, publikon foto ku shihet dora e tij dhe një vajze misterioze

Butrint Imeri përtej muzikës komentohet shumë edhe për jetën e tij private.

Ai kohë pas kohe bën lëmsh publikun me fotot që poston në profilin e tij në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Së fundi e ka bërë një gjë të tillë.

Këngëtari që pëlqehet shumë sidomos nga femrat, ka postuar një imazhë ku shihet dora e tij dhe e një femre misterioze ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës.

Në prapavijë shihet një ambient romantik, natë dhe një zjarr i ndezur ndërsa të dy qëndrojnë afër.

Kjo ka bërë që të dyshohet se ai tashmë nuk është beqar.

Se a është e vërtetë apo ka të bëjë me ndonjë videoklip, mbetet të shihet në vazhdim./Lajmi.net/