Këto diskutime janë ngjallur si shkak i pëlqimit që kanë treguar Lumbardhi dhe Azemi për të.
Jonilda Vukaj, motra e Albës përmes një postimi në instagram ka treguar se e mbështet motrën e saj pavarësisht se çka vendos ajo.
“Po gjykohet se po afrohet me një djalë tjetër. Të bëjnë ça të duan. Është e re dhe e lirë me bë çka t’i dojë zemra e saj”- ka shkruar ajo.
Motra e Albës, thotë se Shqipërinë e kanë vizituar vetëm për pushime verore dhe ka pasur një përshtypje të mirë për të, ndërsa tani ka ndryshuar mendim.
Alba kohëve të fundit duket së është ofruar më shumë me Azemin përderisa i është distancuar plotësisht Lumbardhit.