Alisa Braho, gazetare, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për deklaratën që “Kosova është vend i varfër”.
Të mërkurën, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës ka protestuar duke kërkuar kushte më të mira.
Protestës i është përgjigjur Sveçla duke thënë se “Kosova është një vend i varfër”.
Por Braho në Pressingtë T7, ka thënë se kjo deklaratë është shumë e gabuar, sidomos tre muaj para liberalizimit të vizave.
Ajo thotë se Kosova nuk nuk hynë në kategorinë e vendeve të varfëve. Kështu ajo e quan si të gabuar deklaratën e Sveçlës.
”Dy gjëra i pash problematike në statusin e ministrit Sveçla, një në radhë të parë të një vendi që po përpiqet të aderojë në raportet me BE-së, që të dalët nga goja e një ministri qe jemi një vend i varfër. Tre muaj para liberalizimit të vizave, atëherë do të ikin të gjithë me vrap. Kjo është një gjuhë e gabuar. Unë nuk mendoj që Kosova është një vend i varfër, ka një kategori që përcaktojnë vendet e varfëra që Kosova nuk bën pjesë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express