Ironizon Olluri me Qeverinë: Logjika juaj për Njësinë Speciale “iu kena ble tesha, s’kanë çka lypin më shumë prej kësaj jete”

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me Qeverinë Kurti pas deklaratës së ministrit Svecla duke përmendur pagat e Policisë, shkruan Periskopi.

“Ju kena ble tesha, i kena ngi buke. S’kane çka lypin ma shume prej kesaj jete”, ka shkruar Olluri ndër të tjera.

Kujtojmë se sot pjestarë e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Postimi i tij i plotë i Parim Ollurit:

Logjika e Qeverise Kurti per Njesine Speciale:

Ju kena ble tesha, i kena ngi buke. S’kane çka lypin ma shume prej kesaj jete.