Pas refuzimit nga Ministri i Brendshëm i Xhelal Sveçla të kërkesave të njësive speciale të paraqitura në protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me arsyetimin se “paguhen mbi 2 mijë e 200 euro në muaj” ka reaguar edhe gazetari Kreshnik Krasniqi me një pyetje tejet domethënëse: atë të misterit të rrogës së lartë të një “eksperti” të angazhuar nga Ministria e Kulturës, i cili paguhet plot 5 mijë e 500 euro në muaj.
Reagimi i Kreshnik Gashit:
Çka po punon eksperti i Hajrullahut me 5 mije e 500 euro rrogë? A na kallxoni?? Djemtë e policisë kanë punu 24 orë për Kosovë nuk kanë shku në deti e qe besa edhe kanë luftu. Paret i kanë fitu me njersë e jo pse i kanë vjedhë. Çka është gjithë ky vnerë ndaj njerëzve që e luftojnë krimin e Millanin? Në fillim rroga e prokurorëve e naltë, tash edhe rroga e Njësisë Speciale e naltë.
A bon një pyetje? A ke rroga e ekspertit të Hajrulla Çekut 5 mijë e 500 euro? A e krahasojmë këtë rrogë me rrogën e policëve që po e luftojmë terrorizmin e Millanit? Pse duhet ky eksperti me u pagu 5 mijë e 500 euro për 8 orë punë për dizajn e menaxhim t’kontratave të Hamameve, e herojntë e veriut me krejt shtesat 2 mijë euro. Kur të na kallxoni që eksperti i Hajrës ka flejt në Hamame t’u punu për Kosovë – mundemi me jua pranu se po i paguani boll ata që po e luftojnë Millanin e mbrojnë Kosovën. Mos të hy ka rrogat e këshilltarëve që po ua pagujnë projektet.