Presidenti i Serbisë, Alensader Vucic ka pritur sot në Beograd shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiq ka thënë se përgjatë takimit, Von Der Leyen ka thënë gjërat e njëjta që kanë thënë Macron, Scholz e Meloni në takimet e Brukselit.
Vuçiq pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë s’mund të bëjë kundër kushtetutës së saj, shkruan KO.
“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – Asociacionin, nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Vuçiq.