“Tëntuan t’a punësojnë të tenderat nusen e djalit të komandatit, shkelen edhe procedurat”, Krasniqit të NPB’së me shokë i’u prishët plani nga inspektorati i punës!

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik. Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall, shkruan portali rajoni.org.
Tani për tani kjo ndërmarrje është duke sherbyer për rehatim të punësimeve nepotiste e familjare duke u veçuar më parregullsi gjatë procedurave të intervistimit e testimit.

Një rast të tille të parregullësisë në njërin nga konkurset qe ka ndodhur në këtë ndërmarrje e ka konfirmuar edhe inspektorati i punës.

Komisioni në krye me Fatmir Krasniqin dhe dy anëtaret e tjerë sipas inspektoratit të punës gjatë intervistimit me goje ka shkelur dispozitën e nenit 11 paragrafi 8.

“Kryetari dhe anetarer e Komisionit Perzgjedhes, mbajne shenime secili veç e veç. Shenimet permbajne: pyetjet e veta per çdo pjesemarres ne interviste, pergjigjet, piket e fituara per çdo pyetje dhe totalin e pikeve. Kryetari dhe anëtaret e komisionit perzgjedhes, kane bere poentimin për secilin kandidat, por pa shenuar pergjigjet e pyetjeve ne formularin e testit me goje (intervistes) te dhene nga kandidatet e intervistuar dhe ka bere mbedhjen e pikeve totale”, thuhet në gjetjen e IPK’së.

Sipas të njejtit vendim qe posedon portali rajoni.org, është urdhëruar qe konkursi për zyrtar të prokurimit të rishpallet dhe njëherë nga fillimi.

Të njejtat burime tregojnë se komisioni i udhëhequr nga Fatmir Krasniqi me shoke – në konkursin ku inspektorati gjeti parrëgullsi, ka tëntuar që t’a favorizoj nusen e djalit të komandantit të UÇK’së nga Rezalla e Skenderajt. Ky i fundit i dyshuar për keqperdorime sa ishtë në pozitën e këshilltarit të Bajramit Rexhepit [Rajoni do të publikoj emrat, vetëm pas marrjes se dokumenteve zyrtarisht].

Rajoni disa lëndë ndaj kësaj ndërmarrje i ka dërguar në agjencinë për privatësi, dhe vetëm pas marrjes se dokumenteve të kërkuara – do të publikoj hulumtimet e bëra mbi dyshimet e lartëcekura./Rajoni.org/