Analisti Mentor Nazarko, gjatë diskutimit në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla për zhvillimet politike në Mal të Zi, theksoi se qeveria e Dritan Abazoviç ka pasur shumë arritje, duke shtuar se ka bërë shumë për marëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën si edhe për emancipimin e shqiptarëve që jetojnë atje.
Nazarko kritikoi gjithashtu edhe sjelljen e deputetit Genc Nimanbegu, për të cilin tha se bëj fajtore qeverinë paraardhëse. Ndërsa Nimanbegu iu kundërpërgjigj duke thënë se është i keqinformuar duke shtuar “nuk i mohuar arritjet e Abazoviç, por ka cekur disa dëshmi si mënyra propagandistike”.
Pjesë nga diskutimi:
Nazarko: Njerëzit atje kanë probleme jetike që nuk zgjidhen me ndarjen e kalasë, duke luftuar qytetari bashkëqytetarin e vet. Zgjidhen duke qenë bashkë dhe duke bashkëpunuar me Shqipërinë, Kosovën dhe Perëndimin. Tani zoti Nimanbegu edhe për këtë që qeverinë që ka ardhur, për problemet që mund të krijohen, përveçse tradhton firmën e vet në koalicion, në fakt shpreh si të thuash dhe konsideron si fajtor qeverinë paraardhëse. Qeveria paraardhëse është një qeveri, e cila në vlerësimin e Shqipërisë zyrtare, e treçerekut të forcave politike dhe të Berishës e të Metës, është një qeveria e cila ka arritur shumë në emancipimin e popullit shqiptar në Mal të Zi. Për shembull lejimin e flamurit, deri në 2017 flamuri shqiptar nuk mbahej. Mark Gjonaj është arestuar nga qeverisja e Gjukanoviç se kishte flamurin në fushatën e Tuzit. Pra është legalizuar flamuri…
Nimanbegu: Ju lutem. Për flamurin…nuk mund qeveria e mëparshme. Unë isha kryetar i kuvendit, iniciativa e koalicionit tonë. Kur është aprovuar ligji për simbole kombëtare, ka hyrë në fuqi në vitin 2019…
Nazarko: A e mbani tani lirshëm flamurin shqiptar apo jo? Sa ishit ju lufta juaj e brendshme si dekor i qeverisjes së Gjukanoviç, që është heroi i popullit të vet, nuk e ka mundësuar shqiptarëve të avancojnë. Sot keni mbajtjen e flamurit, më shumë financime për Ulqinin, më shumë për Tuzin, ndërtimin e urës dhe ju jeni kontributor se për shkak se kështu e ke lexuar…Gjithë llafollogjia fsheh një të vërtetë se keni pasur obsesion për një kryeministër, i cili i ka dhënë më shumë fonde Ulqinit, i cili bashkoi partitë shqiptare atje, normalizoi marrëdhëniet me Shqipërinë, firmosi 13 marrëveshje, normalizoi marrëdhëniet me Kosovën, rriti ndjenjën kombëtare në Plavë dhe Guci. Ka tetë fishuar votat atje për shkak se shqiptarët që janë myslimanizuar, që kanë ikur në kohën që shqiptarët kanë bërë 7 parti, ndjenja e vetëdijes është forcuar në këtë periudhë që ju mohoni arritjet e bashkëqytetarit tuaj. Mos pretendoni se sjellja juaj është kombëtare.
Nimanbegu: “Dorën e bashkëpunimit zotit Abazoviç ia kemi dhënë. Në Ulqin, jemi së bashku në pushtet dhe mos na prishni raporte me skema të juaja. Nuk kam mohuar arritje të Abazoviç, por kam cekur disa dëshmi si mënyra propagandistike. Kam punuar shumë që në vend të Frontit Demokratik, të hyjë Avazoviç në qeverinë e Spajiç. Dhe ashtu mos mohoni sepse jeni të keqinformuar.” tha ai.