“Ngadalë oj lopë” degradon debati mes Ganisë dhe Shqipes

Debatet e nganjëherë edhe fjalët e tepruara të cilat po degradojnë shpesh në “Big Brother VIP Kosova”, po marrin vëmendje të madhe.

“Prime” i mbrëmshëm ishte tejet “flakë” lidhur me debatet që ata kishin gjatë javës, shkruan lajmi.net.

Fjalët e pakontrolluara të tyre kanë vazhduar edhe pas “primet”.

“Ngadalë oj lopë”, ishte një shprehje e Ganisë e cila u drejt Shqipes.

Kjo nuk u pëlqye aspak nga Shqipja e cila i kërkoi që mos t’ia thotë më atë.

Madje kjo nuk mbaroi me kaq sa ka përfunduar me tone të larta, ku Shqipja është shprehur se ata ofendojnë femrat./Lajmi.net/