“Mozzik” – tifozët shqiptarë tallen keq me sulmuesin e Dortmundit, i përmendin “ishin” e të dashurës nga Kosova

Këngëtarja Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.

Kjo lidhje padyshim nuk ngeli pa u komentuar nga fansat, kryesisht të reperit Mozzik, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i këngëtares kosovare.

Shpesh në rrjet sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit. Por duket se diçka e tillë ka ndodhur edhe në realitet.

Teksa Adeyemi po bënte nxemjen për ndeshjen e Champions League, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të lunate përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptar kanë thirrë emrin e Mozzik, por janë injoruar nga futbollisti.