Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në media shumë ditë pasi ishte tërhequr nga skena publike duke mos bërë asnjë reagim. Pas kthimit në Shqipëri, Meta doli në një konferencë për shtyp duke kundërshtuar ligjin për Prefektit, të cilësve iu jepen kompetenca të mëdha.
“Është super centralizimi i pushtetit abuziv në duart e Edi Ramës, ai që nuk e lejon Shqipërinë të ngrejë kokë.
E kundërshtojmë fuqimisht, iniciativën e re ligjore të Edi Ramës për ti dhënë fuqi më të mëdha ekzekutive Prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës, mbi pushtetin vendor.
Pasi rrëmbeu shumicën e kompetencave të pushtetit lokal, Edi Rama miraton këtë ligj, që shkon kundër ligjit të veqeverisjes vendore, duke cënuar autonominë e organeve të pushtetit vendor që burojnë vetëm nga vota e sovranit dhe nuk mundet kurrësesi të jenë skllave të kryeministrit dhe mazhorancës parlamentare.
Kjo është përpjekja e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve”, tha Meta.
Ndërkohë, Meta derklaroi se aktakuza ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, janë bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama.
Në një konferencë për gazetarët këtë të martë, Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.
“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta. /albeu