Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se shkolla politike “Ibrahim Rugova” po nis.
Ai ka ftuar të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle politike.
Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare”.
“Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik”, ka shkruar kryetari i LDK-së.