Edona Berisha u akuzua se ia kishte marrë burrin shoqes së saj të ngushtë.
Por, bashkëshortja e futbollistit Mërgim Berisha e ka mohuar kategorikisht këtë akuzë, duke insistuar se Vesa Vllasaliun, ish-partneren e futbollistit, nuk e kishte shoqe, por vetëm ishte njohur me të.
Berisha e ka dhënë versionin e saj në emisionin “Fol Shqip Show”, ndërsa ka zbuluar se përfaqësuesin gjerman e njeh që nga mosha 17 vjeçare, shkruan “Gazeta Express”.
“Nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikënd që e kam pa 2 ose 3 herë. Në fakt ne njihemi se jemi pa në Gjilan. Na jemi njoftë përpara, kur i kemi pas 17-vjet jemi taku në Munhen dhe prej atëherë nuk kemi pas kurrë kontakt. Unë nuk e kam ditë që janë nda. Jemi shku me shoqe vjet në Turqi dhe e kam postu në WhatsApp fotografinë dhe ai e ka pa dhe tha a je pernime në Stamboll dhe nëse ki nevojë për dicka mundesh mem shkru. Unë i thash faleminderit prej juve ( i thash juve se nuk e kam ditë që janë nda). Tani ai më tha nuk jemi më bashkë, jemi nda”, u shpreh Edona.
Vesa Vllasaliu ishte ndarë nga ish-futbollisti i Fenerbahçes, të cilin e kishte akuzuar edhe për dhunë fizike në kohën kur çifti po jetonte në Stamboll. /Gazeta Express/