Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, ka qenë i ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.
Ai është vënë në provë me një lojë, ku i duhej të zgjidhte një letër të bardhë në të cilën kishte pyetje dhe sfida pikante për të.
Në letrën e fundit, futbollisti e ndryshoi pyetjen e tij qëllimshëm, duke thënë: “Kush ka pasur më shumë të dashura, Loriku? Apo Donaldi e Romeo bashkë?”.
Pas kësaj pyetje të futbollistit, dy vëllezërit u vunë në siklet dhe nuk e lanë të përgjigjej, gjersa treguan se pyetja e vërtetë ishte ndryshe.
“Telefono mikun e ngushtë dhe kërkoja 11 mijë euro”, ishte sfida që po shkruante në letër.
Cana e ndryshoi vet pyetjen për të bërë pak spektakël.