Opininositja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj ka komentuar debatin e ndodhur para disa ditësh në mes të Yllit dhe Edonës.
Anita reagoi ndaj Yllit duke i thënë se fjalori që përdori ndaj Edonës ishte i gabuar dhe ashpër.
Ajo tha se Edona nuk duhej cenuar në të drejtat e saj vetëm pse i përket gjinisë femëror, madje ajo mori shembull edhe fëmijët e saj.
“Më pengoi t’i thuhet Edonës nuk po fshin, Edona nuk është aty për të qenë pastruesja jote, unë as ty nuk të kam parë duke fshirë, të paktën në shtëpinë time edhe djali edhe vajza njëjtë kontribuojnë në punët e shtëpisë, mos e përdor këtë mënyrë komunikimi me vajzat se jo me patjetër vajzat janë pastrueset e juaja”, tha Anita.
Tutje ajo tha se në debatin e tyre i ka penguar edhe përdorimi i fjalës ‘katunare’ nga ana e Yllit.
“E dyta që më bëri përshtypje është që i the ti je katundare, çka ke kundër katundarëve ti, sepse ne si shqiptar jemi kaq pak në numër dhe me origjinë të garantoj të gjithë ne jemi prej katundeve, nuk e di kur u bëmë ne kaq qytetar se në Champs-Elysees nuk jetojmë”, përfundoi Anita.
Ndërkohë, gjatë natës së sotme (e hënë) të ‘Prime’ pritet të diskutohen edhe situata të tjera dinamike që janë zhvilluar në shtëpinë e famshme ditëve të fundit.