Zafir Berisha: Albin Kurti, njëjtë si Rrahman Morina, po i injoron minatoret e Trepçes

Zafir Berisha i NISMA-s ka folur për situatën e fundit në të cilën janë minatorët e Trepçës tash e disa ditë, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha e ka krahasuar kryeministrin Kurti me Rrahman Morinën, duke theksuar se minatorët po injohrohen njëjtë si sot si në vitet 1989.

“Minatorët janë injoru sukurse Albini edhe nga Rraman Morina më 1989, mirpo dihet se çka ndodhi pastaj.

Nuk i bën punë as Dojena Mihajllova me instruksione për shefin e AKI, dhe përpjekjet për ti shantazhu dhe përçarë minatorët. “, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Albini nuk ka kohë të mirret me kërkesat e minatorëve grevisët të Trepçës që janë kërkesa elementare për jetë, deri sa ka kohë të ligjëroi në shkollët e sektit të tij për shpërlarje të trurit.

Minatorët janë injoru sukurse Albini edhe nga Rraman Morina më 1989, mirpo dihet se çka ndodhi pastaj.

Nuk i bën punë as Dojena Mihajllova me instruksione për shefin e AKI, dhe përpjekjet për ti shantazhu dhe përçarë minatorët.
Zafa