Besnik Sahatçiu, babai i yllit botëror Rita Ora, ka publikuar pamje nga një tjetër kënd, nga ku shihet se këngëtarja nuk ishte e ulur afër tenistit serb Gjokoviq.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur ekipet”, shkruan babai i Orës në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij vije pas kritikave të shumta që mori këngëtarja nga paraqitja e saj në këtë ngjarje sportive, ku u pa në afërsi të tenistit serb Gjokoviq.