Gazetari Valon Syla komentoi zhvillimet e fundit pas takimit në Komisionin Europian dhe justifikimeve të reja e të vjetra të kryeministrit Albin Kurti për të mos pranuar apo pranuar diçka me një por anash, ose jo. Ec e dije. Kopalla i vlerësoi, transmeton Gazeta Metro.
Syla në llogarinë e tij në Facebook me batutë e nisi si rëndom dhe me batutë e mbylli përshkrimin e karrierës politike të Kurtit përmes sloganeve gjatë veprimtarisë së Vetëvendosjes. Me këto parulla është e mundshme lehtë të vërehen kopallat, kur krahasohen me veprat më pas.
“Se veprat janë se kush je në të vërtetë. E fjalët janë vetëm pjesa se çka dëshiron me qenë, e smundesh, ose ske guxim me qenë’.
“Niherë, Jo Negociata, Vetëvendosje. Pastaj, Vetëvendosje me vendos vet..Tjeter, Po Negociata… e Asociacion Jo. Krejt në fund Asociacion Po, por pa nënshkrim të Vucicit Jo.”
Çka më pas, ndiqni të njejtën metodë dhe do të dilni në përfundim shkruan Syla. Rrena e kopalla.
“E neser, Albin Kurti vjen me një pozitë edhe ma të dobët nga krejt këto rrena e kopalla, e sidomos nga kopallat e fundit te tij, jo që po i thotë tash.”
Kryeministri Kurti s’ka guxim as njerëz të kryej detyrën që e ka si lider, shkruan Syla që e konsideron si dezertim mosgatishmërinë e tij të ndërmarrë vendime që mund të jenë jo popullore. Shtoi edhe se është jo kompetent të qeverisë poashtu.
“Pra, veprat i ka rrena, zbothje nga pozita e Luanit në pozitën e zhapinit që krisma e parë e fsheh nën gurë e nëpër kaçuba. Qe 15 vjet rren se ka me ardhe në pushtet me ndal Zajednicën… por jo. Se ky fjalet i ka, por veprat tregojnë se ky as një lule ska mbërri me mbjellë në Kosovë, veprat tregojnë edhe se ska njerëz, e as guxim të bëjë dicka.”
Ajo çka po projektohet në publik është refleksion i dëshirës por veprat s’mund të fshihen shkruan Syla.
“Krejt cka din është me fol, me rrejt me tregu se kush ka qef me qenë, por që s’eshtë në të vërtetë”.