I tha se i kishte bërë bukën, Armaldo – Kiarës në Fan Club: Më ka marrë malli të të shikoj, po prisja telefonatë për kafe

Armaldo dhe Mariana, çifti që lanë garën e “Dancing With the Stars” të premten e shkuar kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në Fan Club për të diskutuar emocionet e ndryshme në skenë dhe jashtë saj gjatë eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit.

Krahas kërcimit, në momentin që po diskutohej për kohën e kaluar në Big Brother VIP 2, Kiara i kërkoi Armaldos të sqaronte drejtpërdrejt një koment që ai kishte bërë gjatë provave ditore se i kishte bërë Kiarës për të ngrënë.
Armaldo theksoi se shprehia e tij, më shumë sesa ironike, tregonte afeksion dhe se ai ishte në pritje prej shumë kohësh të një telefonate nga Kiara për të pirë kafe.

Armaldo: Mua më paska marrë malli të të shikoj sepse u bë shumë kohë që s’jemi parë. Po prisja njëherë të më merrje në telefon për kafe, por s’ma ke varur fare.
Mariana: Aman o Kiara, pse s’e ke marrë për kafe sepse ndoshta do të kishte ndryshuar edhe me mua.
Kiara: Tani që po më kujtohet, më ke përmendur edhe në një klip gjatë përmbledhjes ditore, ‘që më ke bërë bukën’.

Armaldo: E ke kuptuar si e kam thënë?
Kiara: Jo, nuk e kam kuptuar. Unë kam kuptuar vetëm atë që kam dëgjuar.
Armaldo: Atëhere po ta shpjegoj. Mariana më tha që ‘po të kisha qenë unë brenda shtëpisë së Big Brother do të bëja këtë, do të bëja atë…’.

Dhe unë i thash që po të kishe qenë ti në shtëpinë e Big Brother nuk do të bëje asgjë sepse unë do t’i bëja ushqim Kiarës. Do të isha me Kiarën, jo me ty. Ky ka qenë kuptimi, nuk ka qenë ashtu sikurse shumë të tjerë mund ta kuptojnë, që e kam thënë në mënyrë ironike. Përkundrazi, ka qenë me kuptimin se do të isha gjithmon afër Kiarës.
Kiara: E qartë. Të falenderoj për këtë.
Armaldo: Sepse e kam vërtetuar këtë gjë. Në telefon për ndonjë kafe kur do të më marrësh?
Kiara: Jo jo jo, u zhvendosëm totalisht nga Fan Clubi.