Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me zhvillimet rreth procesit dialogues në Bruksel, kur kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm ta pranojë draftin e Bashkimit Evropian për Asociacionin.
Në një shkrim në Facebook, Kajtazi ka shpërndarë një video të Kurtit nga viti 2016 në të cilën ai shprehet se “Zajednica, as Demarkacioni nuk kaloi”, pas një proteste kundër marrëveshjeve asokohe.
“As Zajednica, as Demarkacioni nuk kaloi. Ju falemnderit që na përcollet edhe këtu deri te zyrat e Vetëvendosjes. Ne tash kemi shumë punë për të bërë”, thotë Kurti në video.
Ndërkaq, Kajtazi në shkrimin e tij shprehet me ironi se e “do Kurtin”.
“Jam ka e du kete njeri. Sepse vetem ky e ka kuptu çfare populli dele ka”, thotë Kajtazi.