Tyson Fury e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në boksin profesionist.
Boksieri britanik e mposhti me vendim të kontestuar të gjyqtarëve kamerunasin Francis Ngannou pas meçit që zgjati 10 runde.
Ish-kampioni i botës në UFC, i cili s’ka përvojë në boks, e bëri njē luftë fantastike dhe madje i dha knock-down kundërshtarit britanik.
Por, kjo s’ishte e mjaftueshme dhe të gjithë u befasuan me vendimin e gjyqtarëve, dy prej së cilëve i dhanë më shumë pikë “Gipsy King”, i cili meçin e radhës do ta zhvillojë me kampionin tjetër botëror, Oleksandr Usyk, i cili sonte ishte i pranishëm në Riyad të Arabisë Saudite, aty ku u zhvillua meçi Fury – Ngannou. /Gazeta Express/