Lumbardhi i thotë Shqipes për Albën se “jam duke e dashtë çiken”

Shqipja i ka propozuar Lumbardhit që të tërhiqet nga raporti që ka me Albën.

Në anën tjetër, Lumbardhi i ka thënë Shqipes se “unë jam duke e dashtë çiken”, ndërsa ajo ia ka bërë të qartë se nuk e ka atë interes.

“Po, por Alba duhet ta mbajë këtë “jo” deri në fund me të gjithë. Në qoftë se vëmendja jote transferohet diku tjetër, të jesh i bindur se ajo e vret femrën”, tha Shqipja, njofton Klankosova.tv.