Diola Dosti është kthyer në një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, madje më shumë bujë duket sikur po bën pas përfundimit të asaj pjese të programit. Gjatë kohës kur ndodhej brenda shtëpisë së famshme, nutricionistja pati rrëfyer ndarjen e vështirë me bashkëshortin me të cilin sic tha, ka mundur të ruajë relata të mirë.
E ftuar së fundi në ‘Glamour Zone’, ajo bëri një pohim befasues. Diola tregoi për herë të parë sesi një person i rëndësishëm në jetën e saj e ka tradhëtuar, dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar.
Ester Bylyku: A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?
Diola Dosti: Po, më ka ndodhur, dhe ai person kaloi limitet e mia. Ndaj përfundoi gjithçka mes nesh.
Ester Bylyku: Si e zbulove?
Diola Dosti: E zbulova nëpërmjet telefonit, në ditët e sotme gjithçka fshihet atje. Mëpas është telefoni ai që i nxjerr të gjitha ato që kanë ndodhur. Në momentin që dikush cënon paqen time mendore dhe emocionale, unë nuk bëj dot kompromis.
Ester Bylyku: Për personat që ndoshta do të aludonin se ky mashkull ka qëne ish-bashkëshorti yt, si do tu përgjigjeshe?
Diola Dosti: Jo, jo nuk ka qenë ai.