Muharrem Nitaj, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se Kosova mund ta siguroj vetën e vet vetëm duke qenë në një linjë me SHBA-në
Nitaj në “Facebook” ka shkruar se Kosova mund ta këtë shansin e fundit.
“Kosova mund ta ketë shansin e fundit që të mos devijojë nga drejtimi i duhur e të mos dalë nga bota ku preket. Ajo mund të sigurojë vetën e vet, vetëm duke qenë në një rresht me Amerikën dhe BE-në”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar se zbatimi i planit franko-gjerman, është detyrë patriotike.
“Ne duhet të heqim dorë nga logjika që të “pranojmë gjithçka duke kundërshtuar. Prandaj zbatimi i menjëhershëm i planit Franko-Gjerman, qoftë edhe unilateralisht, sot është detyrë patriotike”, shkroi Nitaj.