Hyseni: Më herët flitej ka apo s’ka Asociacion, tash flitet nëse Asociacioni do të jetë më i butë

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë në Pressing të T7 se më herët flitej ka apo s’ka Asociacion, tash flitet nëse Asociacioni do të jetë më i butë.

Ai ka thënë pas sulmit në veri të 24 shtatorit u krijua ideja që Serbia do të sanksionohet, ndërkaq dialogu do të ndërpritet.

Por Hyseni thotë se situata po dëshmon që kërkohet që të bëhet diçka urgjente në procesin e dialogut.

Më tutje, ai thotë se kur të afrohet Asociacioni “mbrojtësit e pushtetit” do të thonë se “është Asociacion pa kompetenca”.

”Më herët diskutimi ka qenë nëse ka ose s’ka Asociacion, tash po flitet nëse Asociacioni ka me qenë më i butë. Po i shoh njerëzit kur të afrohet Asociacioni kanë me tha që nuk ka kompetenca”, ka thënë ai.