Sa herë që vjen 28 nëntori komuna e Strugës dhe banorët shqiptarë që janë shumice dominuese në këtë komunë shkojnë vendosin lule të freskëta tek një varr që ndodhet në vorrezat e këtij qyteti . Është varri i djalit të Ismail Qemalit , Qazim bej Vlorës .
Sapo kalon Qafen e Thanës vetëm 11 km larg doganës befas para syve të shpaloset një hapesirë e kaltër si ne një ekran filmi.
Vështrimi ndjek vetiu përkundjen e valëve dhe rrëshqet ngadalë drejt brigjeve dhe ndalet tek rrugët e gjelbëruara shtëpitë e vilat dy katëshe dhe pallatet shumengjyrësh . Sytë të ngelen te lumi Drin me ujin e kulluar si te lyer me mellan i cili e ndan Strugën e bukur në dy pjesë . Kjo është Struga e Maqedonisë ku pjesa dërrmuese janë shqiptarë madje prej gati 16 vjet komuna drejtohet nga shqiptarët.
Eshtë Struga e bukur e preferuara e turistëve të shumtë , Struga e mbremjeve poetike me poetë nga e gjithë bota që zhvillohet çdo vit. Por Struga është qyteti i dashur i banorve të saj që të presin me dashuri veçanërisht shqiptarët të cilet ruajnë me fanatizëm zakonet tona. Ketu është krijuar e para shoqatë për nënë Terezën dhe para disa vitesh strugarët e vendosën bustin e saj në qendër të qytetit. Këto rrjeshta për Strugën i shkrova edhe për një fakt tjetër.
Në ecejakjet e shumta në shtetin fqinj kam zbuluar një fakt tepër interesant. Duke pirë një kafe me kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko më thotë: A e dini ju se në Strugë ka jetuar për gati 66 vjet djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora dhe gjithë arkivi i qeverisë së Vlorës ka ardhur nga Shqipëria dhe është zhdukur në Strugë? Më vjen çudi që kërkohen dokumentat orgjinale të aktit të pamvarsisë dhe struktura e parë e shtetit nga historianët shqiptarë.
Të gjitha këto dokumenta orgjinalë të aktit të Shpalljes së pamvasisë janë sekuestruar nga shërbimeët sekrete sërbe të cilat në vitin 1951 dy vit para se të vdiste Qazim Bej Vlora janë sekuestruar I gjithë arkivi që kishte sjellë me vete Qazim Bej Vlora pas largimit nga Shqipëria ,dokumenta orgjinale dhe shumë foto nga ceremonitë zyrtre. Të njëjtin fakt na e pohoj edhe kryetari I historianëve shqiptarë në Maqedoni Nebi Dervishi.
Kush ishte Qazim Bej Vlora ?
Qazim Bej Vlora është djali i parafundit i Ismail Qemaliti cili ka lindur në vitin 1870dhe ka vdekur në Strugë në vitin 1953. Nga viti 1900 deri në vitin 1919 ka qënë vazhdimisht pranë të jatit,në çdo mbledhje dhe gati në të gjitha perpjekjet diplomatike për lirinë e trojeve shqiptare dhe per pamvarsinë e Shqipërisë.
Ismail Qemali ka thënë per Qazimin se ky djalë është “memoria ime “. Sipas shoqatës së historianëve ne Strugë Qazim bej Vlora ka ardhur në Strugë ne vitin 1936 me një dokumentacion të pasur nga babai I tij Ismail Qemali dhe me shumë dokumenta orgjinale të qeverisë së Vlorës. Në moshën 66 vjeçare eshtë martuar me 29 vjeçaren Behije Sherif Masllafie cila ishte e veja e Inajet bej Ohrit . Ajo kishte 4 fëmijë. Ata njiheshin edhe më parë pasi djali tjetër i Ismail Qemalit ishte i martuar me të motrën e Inajet bej Ohrit Me 1939 kur pa se gjëndia në Shqipëri ishte e turbull në prag të pushtimit fashist ai vjen në Shqiperi dhe e merr të gjithë dokumentacionine krijimit të shtetit shqiptar per ta siguruar.Keshtu jetoi deri në vitin 1949 kur qeveria shqiptaree asaj kohe do ti ndërpriste një pension që ia kishte akorduar qeveria e Zogut për Qazim Bej Vlorën. Gjeja me e tmerrëshme ka qënë zhdukja e gjithë materialeve orgjinale që ai kishte ruajtur nga qeveria e parë e Ismail qemalit. Një pjesë i ka zhdukur policia e fshetë sërbe e asaj kohe e cili ia ka diegur sëbashku me dokumenta të tjera. Në dimrin e vitit 1953 pas një sëmundie kronike në moshen 83 vjeçare Qazim Bej Vlora vdes dhe varroset në vorrezat e Strugës. Bashkekombasit e varrosën në mënyrë modeste duke i lënë një shenjë një guri ku shkruhej se ky është varri i Qazim Bej Vlorës. Deri në vitin1994 askush nuk fliste për Qazim bej Vlorën ndonse e dinin të gjithë që ai ishte djali i Ismail Qemalit. Disa të moshuar e dinin vendin ku ai ishte varrosur nje varr i thjeshtë i mbuluar nga barishtet. Në vitin 1997 shoqata e historianëve të Strugës e cila hulumtoj me dëshmi dhe fakte mbi jetën e ketij patrioti të shquar i cili ka qënë sekretari personal i Ismail Qemalit .Shtëpia e tij u shtetëzua nga komuna dhe më pas është ndërtuar Euro Hotel Drini. Shtëpia tjetër ku ka jetuar Qazimi ështe në gjëndie të mirë me dy kate .
Aktiviteti i Qazim bej Vlorës?
Qazim bej Vlora ka qëne gjithmon pranë të jatit. Veprimtaria e tij nuk ka qënë vetëm diplomatike. Ai ka zhvilluar edhe aktivitete ilegale duke mbledhur armë dhe duke financuar çetat patriotike të luftëtarve shqiptarë. Qazim bej Vlora ka qënë njohës i mirë i disa gjuhëve të juaja dhe një nga personat kyc në qeverinë e Vlorës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar .Në vitin 1953 vdekja e tij kaloj në anonimitet duke lënë në trashëgim një biblotekë shumë të madhe dhe të pasur si dhe dokumenta të qeverisë së Vlorës të cilat i zhduku policia secrete sërbe .
Bardhyl Berberi/INA