Ja çka u premtojnë Blero dhe Meti banorëve në rast që e fitojnë “Big Brother VIP Kosova”

Meti ia ka premtuar Edonës 100 mijë euro në rast se del fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

“Që fitoj une, 100 mijë euro i ki”, tha Meti.

Më pas, ai ndryshoi mendje pasi Edona u mundua t’ia shpjegonte se sa para kesh do të merrte në Kosovë në rast se fiton.

“Hajgare po bëj se unë nuk e mendoj çmimin”, vazhdoi Meti.

Ndërsa, Blero u ka premtuar të gjithë banorëve nga 10 mijë euro.

Artisti tha se ka fakte meqë gjithçka transmetohet live dhe se nuk po gënjen.