Hoxhë Fadil Musliu duke komentuar lëvizjen “Braktisje vullnetare e fesë islame”, tha se kjo s’ka ndodhur as në kohën e komunizmit.
Ai tha në “Pressing” në T7 se “historikisht shqiptarët, me fetë që i kanë, kanë pas harmoni e rregull” dhe për këtë tha se “jemi shembull për botën e Perëndimit dhe të Lindjes”.
“Tendenca dhe qëllimi për me dalë në mënyrë publike dhe me dalë m’i thirrë njerëzit, kjo është shkelje flagrante e lirisë së besimtarëve dhe është shumë tendencioze kjo nismë, që pa keqkuptime që të keqpërdoret ajo harmonia në mesin e popullit shqiptar. Po preken ndjenjat, emocionet e brendshme që janë në zemrat e shpirtat e besimtarëve myslimanë. Shumica po thonë jemi për një fe të shqiptarit që është shqiptaria, po kund në botë nuk ka bre me thanë feja e amerikanëve – amerikiania, ose feja e francëzëve – francezia”, tha ai në “Pressing”.
“Po dojnë me ndërru historinë mijëra-vjeçare”, u shpreh ai ndër të tjera.
“Nuk ka ndodhë përpara të ketë kësi lloj thirrjesh edhe prej njerëzve që s’po ju dihet identiteti”, u shpreh ai.