Nga Elton Leka
Unë nuk jam shqiptar, me sa ktë nuk dua të jem shqiptar!
Madje as vetë Ismail Qemali nuk do të donte të ishte shqiptar, se si jemi katandisur ne sot!
Një zhgënjim i madh, vuajtje, stërmundime, llum, varfëri, mediokrite, injorancë, prapambetje, kafene, llafe, përtaci, dallavere, të shitur, të blerë, të korruptueshëm, morale të pamoralshëm, njerëz pa indentitet vetjak dhe kombëtar. Shqiptar do të thotë prapambetje, mbetje të lëna pas.
Kështu kemi përfunduar. E përse duhet me qenë shqiptar?!
Sot të gjithë duan t’ia mbathin, për një jetë më të mirë, të vjetër e të rinj, të pasur dhe varfër, “patriotë” dhe pseudopatriotë. Unë nuk jam shqiptar, nuk dua të jem shqiptar! As sot, as nesër, as mot!
Në vendin tuaj, në vendin tonë, në vendin tim nuk ka kush të me garantojë se e ardhmja do jetë ndryshe, dhe krimi me i madh është që shpɾesɑ ka vd.ekur!