Aktivistja, Zana Avdiu, ka thënë në Pressing të T7 se opozita nuk duhet ta kritikojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pse e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas saj, opozita duhet t’i thotë Kurtit “që ta pranojë një marrëveshje të tillë”.
Këtë deklaratë Avdiu e dha në kontekst të ruajtjes së raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë.
Sipas saj deklaratat populiste dhe lojërat patriotike nuk e përmirësojnë pozicionin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare.
”Duhet t’i lëjmë patetizmat, duhet t’i lëjmë këto lojërat patriotike në emër të asaj që do të fitojmë apo nuk do të fitojmë karshi Serbisë. Sepse kjo gjuhë e jona që po e përdorim ne mundemi me kënaq njëri tjetrin. E mundemi me i nxeh gjakrat me këto patriotizmat, por kjo nuk na përmirëson pozicionin tonë para BE-së e para Amerikës”.
”Duhet që Kurti ta zbatojë marrëveshjen që e ka pranuar, por edhe të jetë përkrahëse e një marrëveshje që e ka nënshkruar. Pastaj kemi kohë të diskutojmë kush e ka pas më mirë e kush pak më keq”, ka thënë ajo.