Mbrëmjen e sotme, opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj ka përmendur bashkëshortin e saj, Ramush Haradinajn.
Anita bëri një paralelizëm të një debati në shtëpinë vip mes Shqipes dhe banorëve të tjerë, me një debat të sajin me Haradinajn.
Sipas Anitës, nëse e zgjat me më shumë se tre fjalë debatin, lufta është e humbur.
“Unë jetoj me një komandant lufte. Po e zgjatë muhabetin me mbi tre fjalë, po the një fjali të përbërë, dije se e ke humb luftë”, tha ajo.
Kujtojmë se kryetari i AAK-së në Kosovë ka qenë komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së.