Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar politikën karshi Kosovës. Daçiq në Kuvendin e Serbisë të hënën ka thënë se “Serbia s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës e as nuk do ta lejojë hyrjen në OKB”.
“Dua të hedh poshtë çdo pretendim se kjo udhëheqësi e Serbisë ka ndërmarrë diçka kundër interesave kombëtare apo shtetërore.
Politika jonë është e qartë, që do të thotë se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, as hyrje në OKB, pasi kjo do të nënkuptonte se ata do të jenë të njohur si shtet”, ka thënë Daçiq.