“Kam shpërthyer 3 kisha”, ish-mafiozi shqiptar John Alite rrëfen mosmarrëveshjet me serbët

John Alite, mafiozi me origjinë shqiptare, i njohur në të gjithë botën për historinë e tij me familjen Gambino, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’.

Në intervistën e tij, John Alite ka zbuluar detaje rrëqethëse për vrasjen e tij të parë, dhe krimet më të dhunshme që ka kryer ndër vite, përfshirë dhe vrasja e një personi me shkop bejsbolli.

Ndër të tjera, Alite me origjinë nga Gjirokastra, i cili njihet edhe si një patriot, u shpreh se ka patur edhe konflikte me serbët.

closevolume_off
Njëri nga konfliktet ka ndodhur në ambasadën e Serbisë, ndërsa John është akuzuar se ka shpërthyer tre kisha serbe në shtete të ndryshme, përfshirë dhe Australinë.

Por sa e vërtetë është kjo? John u përgjigj: ‘Unë jam patriot kjo është e vërtetë, por serbët më kanë akuzuar pa të drejt, sepse nuk i kam hedhur unë në erë kishat e tyre.’