Për një kohë të gjatë në veriun e Kosovës janë krijuar turbulenca të mëdha, ku kishte edhe trazira të cilat ishin gati të eskalojnë edhe më shumë dhe të përfshihet ajo pjesë e Kosovë në një luftë mes shqiptarëve e serbëve.
Atje kishte protesta, sulme nga kriminelët serbë, nga grupe të ndryshme të cilat udhëhiqen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiqi është gjeneratori kryesor dhe dirigjuesi i asaj se çka ndodhë në veri.
Kështu thotë analisti politik profesor Binak Maxharraj, i cili pohon se Lista Serbe është produkt i Serbisë, që i shërben interesave nacionale të saj dhe të Vuçiqit.
Maxharraj komenton deklarata kërcënuese të Listës Serbe dhe të politikanëve serbë në përgjithësi teksa shton se, janë shqetësuese këto deklarata të cilat vijnë nga kuzhinat shoviniste të Beogradit.
“Deklaratat e tilla kur të lexohen mes rreshtave nënkuptohet se brenda tyre fshihet diçka shumë e tmerrshme. E tërë politika nacionalshofeniste e Serbisë ndaj Ksoovës, e në veçanti ndaj veriut te Kosovës të cilën shumë emisarë, ndërmjetësues në dialog nuk po e kuptojnë apo nuk po dojnë të kuptojnë se politika e Serbisë është politikë ekspansioniste, shfaruese, okupuese ndaj Kosovës”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur e sovra, nuk i jneh as kufijtë e saj, sepse sipas tyre këta kufij janë të “Serbisë”.
“Prandaj, sipas kësaj për dekada Serbia u ulë këmbëkryq së bashku me Car Lazarin në veri te Kosovës pa ia prishë askush tymin e duhanit. Veriu për këto dekada ishte pothuasje “Serbi”. Veriu u bë tokë e askujt, u bë Eldorado serbe, ku vlonte krimi i organizuar dhe korrupsioni, ku veriu ishte mbushë me kriminelë dhe banda kriminelësh të cilat i kishte dërguar qëllimshem Vuçiq i cili edhe dirigjonte me ta sipas interesit të tij”, pohon ai.
Profesori shton se, kriminelët serbë me urdhër të Vuçiqit krijonin situata shqetësuese, eksese të ndryshme duke i “terrorizuar vet serbët e veriut”, duke protestuar pa asnjë shkas, duke i barikaduar rrugët.
“Ndaj barikadave nuk reagonte askush, as KFOR-i, as ambasodori Hill, as Borell, as Lajçak e për të qenë ironia edhe më e madhe emisari Gabriel Escobar deklaronte se “serbët janë në vështirësi, s’kanë të drejta, etj.”, potencon ai.
“Vite me radhë liderët e korruptuar te Kosovës ne pozita qendrore shuguronin me Vuçiqin, duke luajtur me harta e skica për ndarjen e Kosovës, për korigjimin e kufijve, me ç’ast Serbia u trimërua kur edhe i injoronin kufijt e veriut duke theskuar se “kufijt e Kosovës janë te Serbisë” siç deklaroi edhe Petkoviq, dhe se ajo edhe mund t’i luaj, t’i levizë këta kufijë si të dojë. Bile njeri nga këta lider tanë bastardë shkojë edhe me larg duke e injoruar veriun se gjoja veriu dikur atje në vitet e pesëdhjeta paska qenë dhuratë e Rankoviqit për Kosovën. Çfarë ironie, çfarë poshtërsie “Veriu dhuratë nga Rankoviqi” kur ai në vitet 50-60 prente shqiptarë, i ndiqte, i deportonte me trena dhe anije. Historianët tanë theksojnë se në këtë kohë 320 anije nga Evropa pa ndalë bartnin shqiptarë për ne Turqi”, tregon Maxharraj.
Por, sipas tij, tash në skenë politike doli dikush që i thotë Serbisë “ndal, se kufijt e Kosovës nuk janë të Serbisë, kurrë s’kanë qenë, gjithmonë ishin dhe do të jetë përjetësisht të Kosovës, ligjerisht dhe ndërkombëtarisht të pranuar dhe askush nuk mund t’i luaj, t’i lëvizë”.
“Ishte ky një si kushtrim i askujt tjetër pos i kryeministrit Albin Kurti i cili ua prishi rehatinë Serbisë e në veçanti Vuçiqit i cili me qëndrimet e tij parimore dhe korrekte në mbrojtje të shtetit e në veçanti të veriut i cili filloi të depertonte edhe në veri, që donte të shtrinte sovranitetin edhe në veri. Vuçiq u çmend ishte dhe sillej si bisha i pa kokë, nuk e duronte fare sepse Kurti u bë ferri dhe tmerri për të kur ai po ia prishte gjeopolitikën ndaj Kosovës se “kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, duke ia bërë të qartë se kufijtë e Kosovës nuk janë të Serbisë por janë të Kosovës të pranuar ndërkombëtarisht dhe të pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me 2010, më ç’rast edhe nisi të shtrijë sovranitetin edhe në veri. Këtë e bëri Kurti sepse ishte në shtepinë e vet, Vuçiq u çartë si bisha e Karpateve i urdhëroi te gjithë serbët t’i leshojnë të gjitha institucionet e Kosovës. Është interesant se për të gjitha këto “masakra” që Vuçiq po ia bënte serbëve të veriut ndërkombëtarët po heshtin si qyqet e zeza, fatkeqësisht heshti edhe Amerika”, përfundon profesori Binak Maxharraj./Bota sot