Antonela Berisha e njohur gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në programin e dashurisë “Përputhen” së fundmi është përballur me një situatë të sikletshme dhe aspak të këndshme.
Ndonëse në rubrikën “mos i bjer me top” në emisionin “e Diell” dhe në rrjet ka shkaktuar shumë të qeshura, reagimi i Antonelës lidhur me një kamera të fshehtë që i është bërë nuk ka qenë edhe aq gazmorë.
Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi kanë inskenuar skenën e një grabitje.
Dy moderatorët bashkë me një person me maskë drejtohen drejt dyqanit të saj të veshjeve ku dhe ndodhë skena e grabitjes.
Personi i maskuar i afrohet Antonelës dhe duke i folur me tone të larta zëri i kërkon të nxjerr të gjitha parat që i ndodhen në biznes.
Në një moment dëgjohen Berisha teksa thotë: Qetësohu, kaq kam…
Kamerën e fshehtë e zbuluan dy moderatorët e emisionit kur hynë në ambientet e biznesit duke bërtitur “Stop kamera e fshehtë”.
Ajo çfarë vihet re nga reagimi i Antonelës është zemërimi që ka me Ronaldo Sharken sa në një moment tenton ta godasë.