Aktivisti Shkëlzen Gashi tha se Asociacioni nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë pa njohje reciproke.Ai tha se Kosova ka lëshuar pe boll.
“Duhet me i thanë mos gabo me pranu Asociacionin pa e marrë njohjen, edhe deri këtu ku ke lëshu pe, ke lëshu shumë. Më shumë mos bjer se s’bën. Borrelli e Lajcaku i kanë thanë Asociacionin me bo, ky i ka thanë jo”, u shpreh ai.
Ai tha se edhe presidenti Biden me ardhë në Prishtinë me kërku Asociacionin, pa njohje, nuk duhet pranuar.
“Jo Asociacionin, edhe mu çu me ardhë Biden prej atjehit në Aeroport të Prishtinës, edhe me i thanë nënshkruaje pa e marrë njohjen defakto, qashtu të lodhtë qysh e ka Brukseli edhe Ohri, nuk bën me pranu. Kemi lëshu pe boll”, tha ai në Pressing.