Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është bërë i pabesueshëm për ShBA-të dhe për BE-në, për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit dhe është hera e parë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëzëri për dialogun.
“Është veçori kulturore e jona, e veçanërisht e kësaj Qeverie që mos me marrë përgjegjësi, domethënë ndodh diçka, ndodh nën pushtetin tënd, ti e ke pushtetin ekzekutiv me 50% dhe ti mjaftohesh me fjalinë ‘une nuk kam faj’ dhe me kaq ti e kryn përgjegjësinë tënde si kryeministër karshi një procesi jashtëzakonisht të rëndesishëm të vendit”, ka thënë Ymeri.
Tutje ai ka theksuar se “kështu nuk bëhet politika, kështu nuk merret përgjegjësia. Kështu në sytë e diplomatëve ndërkombëtar dokesh edhe si i papergjegjshëm, por nga pak edhe si mashtrues”.
“Është hera e parë pas një kohe të gjatë të administratës Trump, ku BE-ja dhe ShBA-të flasin njëzëri për procesin e dialogut. Një unifikim të tillë më së shumti e ka kërkuar Kurti, si opzitar dhe si kryeministër. Madje ka thënë pasi kemi tash këtë aleancë është shancë e jashtëzakonshme që të shtyhet përpara procesi i dialogut. Kur ka qenë e ndarë ShBA-të pasi dukej se përkrahnin një pjesë e tyre një projekt tjetër dhe BE-ja e ndarë knej, zoti Kurti thoshte ‘jo, jo ne me BE-në jemi, mirëpo natyrisht më së miri do të ishte që këto të dyja të jenë bashkë’ dhe ashtu pasi ndodhi ky unifikim që ne donim, atëherë thamë që BE-ja qenka me Serbinë, mirëpo edhe pas një viti ne prap po i njohim si ndërmjetësues”, vijon ai.
Ndër të tjera sipas tij “këtu qëndron thelbi i problemit që kanë me zotin Kurti dhe me neve. Propozimi që Borell tha ‘diçka jep e diçka merr’, por duhet me nis një proces kredibil, që i bie që deklarimet e zotit Kurti nuk janë kredibile pasi nuk është i besueshëm”.
“Kryeministri jonë është i pabesueshëm për ShBA-të dhe për BE-në, për Shqipërinë, për vendet e rajonit është bë i pa besueshëm. Si pozicion nuk më pëlqen aspak”, ka thënë Ymeri./RTV Dukagjini