Shkruan: Kemajl Milaim Goca/Botasot
Vetëm Serbisë dhe argatëve të Serbisë i pengon kombëtarja e Kosovës!
Kujt po i pengon Kombëtarja e Kosovës? Serbisë!
Kujt po i pengon që t’i kemi dy kombëtare? Serbisë dhe argatëve të Serbisë!
Kjo është pasuri që kemi dy kombëtare.
25 futbollistë luajnë në kombëtaren e Shqipërisë dhe 25 futbollistë në kombëtaren e Kosovës!
50 futbollistë janë të. grumbulluar, 25 në Kosovë e 25 në Shqipëri, shkurt e shqip janë shqiptarë!
Sa futbollisti, trajneri etj. ka derdhur djers e gjak në vitet e gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj okupatorit serb, që sot të kemi shtetin dhe kombëtaren e Kosovës.
Veç një gjë dini: Unë njoh edhe argatë të Serbisë, që e mbajnë Flamurin kombëtar në shpinë dhe SHESIN mend, në emër të patriotizmit, që kur ka qenë koha as me Interpol nuk e ke gjet mu iu kundërvu Serbisë!
Dikujt ia kisha ndalur me dekret me bartur Flamurin Kombëtar edhe të Kosovës, se turli argati i Serbisë sot me na shit trimëri është e padurueshme.
Çka ka lidhje pse ka shku Mirlind Daku e Arbnor Muja me luajtur për kombëtaren e Shqipërisë! Kanë shkuar me luajtur me vëllezërit tanë, për Shqipërinë.
Çka ka lidhje pse një lojtar nga Tirana vjen me luajtur për Kosovë, vjen të vëllezërit!
Çmenduri, çnjerëzore është kur dëgjon Një Kombëtare se dy nuk bën!
Lufto Beogradi kundër Kosovës, lufto edhe argatët (shqipfolësit) e Beogradit , pra do që i kemi brenda!
Duhet secilit shqiptar ADN-n me ia bë!
Turp i madh është, Beogradi me tana format mundohet me zhbë kombëtaren e Kosovës .
Dje në Rumani djemtë përjetuan ferrin vetëm pse është emri aq i bukur kombëtarja e Kosovës!
Nisja e veproni si Beogradi, edhe disa që thirren në emër të patriotizmit të rrejshëm dhe shkruani siç shkruan Beligradi: E ashtuquajtura Kosovë!
Turp i madh është!
Mëkat ku kemi ra dhe çka po durojmë, po na pengon emri Kombëtarja e Kosovës, ja quani seleksioni i Prishtinës!
Zoti ia marroftë fytyrën secilit që i pengon emri kombëtarja e Kosovës.
Fundja, atyre që iu pengon emri Kombëtarja e Kosovës, shkoni në Beograd! Ikni sa më larg, shkoni të vëllezërit serbë!
Shumë e patrioti me bateria na ka dalur pas vitit 1999!