“Ne nuk ndihemi as të lirë dhe as të sigurt”. Kështu e ka filluar një tekst autorial Sava Janjiq, igumen i manastirit të Deçanit të publikuar në gazetën gjermane Tagespiegel.
Në këtë fushatë të nisur nga Manastiri i Decanit, Janjiq është viktimizuar se marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve nuk janë mirë.
Madje brenda tekstit ai ia ngarkon përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë të cilët pretendon se po inkurajojnë një Kosovë “etnikisht të pastër”.
Janjiq shkruan për gazetën e Berlinit Tagespiegel se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë janë më të tensionuara që nga trazirat e vitit 2004
Sava ia kushtoj pak rreshta edhe KFOR-it.
“Për momentin, ne vetëm mund të falënderojmë praninë e KFOR-it dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për minimumin e të drejtave dhe sigurisë.
U mor edhe me politikë, më saktësisht për takimin e sotëm mes Kosovës e Serbisë.
Lidhur me dialogun Janjiq thekson se fillimisht duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në periudhën 2013-2022, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave Serbe. D
“Shtyllat e çdo shoqërie stabile përfshijnë sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin rigoroz të standardeve ndërkombëtare të BE-së, të cilat aktualisht nuk ekzistojnë në Kosovë”, shton Janjiq
Pa përmendur në asnjë moment momente të sulmit që disa serbë kryen ndaj pjestarëve të KFOR-it, e provokimet e shumta që Serbia bën vazhdimisht në Kosovë, Janjiq po kërkon jetë të lirë.
“Çështja vendimtare është nëse Kosova me të vërtetë dëshiron të jetë një shoqëri e vërtetë evropiane ku të gjithë mund të jetojnë të lirë pa dallim etnie dhe feje – apo një shoqëri etnike-shqiptare ku nuk ka vend për të tjerët”.