Nezir Kraki, në një lidhje direkte në “Pressing” në T7 vlerëson se Kosova mundet me ekzistu si shtet edhe nëse nuk nënshkruan marrëveshje “të dëmshme”.
“Mos e harroni që Borrell e kryen mandatin edhe 5-6 muaj, sikur Mogherini që na nguti me nënshkrimet me Asociacionin sepse don me pas diçka para se me kry mandatin, edhe Borrell e ka, meqenëse për nga mosha është në përfundim të karrierës politike”, tha ai në Pressing, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, Kosova duhet ta mbrojë vetën e saj.
“Kosova duhet ta mbrojë vetëveten, nëse Albin Kurti dhe të gjithë duhet të bien dakord me disa premisa dhe rreth disa premisave a duhet që veç Kosova të ngutet që të ketë marrëveshje me Serbinë?”, pyeti ai.
“Pse veç Kosovës po ju dashka marrëveshja për cilën arsye?”, u shpreh ai tutje.
“Dhe pse veç Kosovës po ju dashka marrëveshja pikërisht me Serbinë në këtë moment, për cilën arsye konkrete?”, vazhdoi ai me pyetje.
Kraki deklaroi se Kosova mundet me ekzistu si shtet edhe pa nënshkruar diçka të dëmshme me Serbinë.
“A mundet Kosova me ekzistu si shtet pa u nënshkru diçka me Serbinë, për më tepër diçka që është e dëmshme. Mundet Kosova gjithsesi me ekzistu”, tha ai.