“Do të vij në Graçanicë” “A e ke pyetur Kurtin?”, Vuçiq shkëmben fjalë me gazetarin kosovar

Në përfundim të konferencës para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka shkëmbyer disa fjalë me gazetarin kosovar, Gazmend Syla, i cili kërkoi t’i bënte presidentit serb disa pyetje shtesë.

Vucic i thotë gazetarit Syla se i ka parashtruar katër pyetje, ndërkohë që e fton në Beograd “për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjet”.

“ Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”, ka thënë Vucic.

Ndërkohë Syla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Vuçiqit të vijë në Prishtinë.

“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia kthen gazetari Syla.

Pas kësaj Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti.

“Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.

“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari Syla.

Ndërkohë Vuçiq i përgjigjet që s’mund ta pyes Kurtin, por e pyet “popullin e tij”

“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.