Von Cramon paralajmëron Serbinë: Nuk mund të hyjnë në BE ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka reaguar ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nga ana e shtetit serb.

Ajo tha se nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian, ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve të vet pa asnjë arsye.

“Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë në rendin e ditës në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe t’i japë rëndësinë e mbrojtjes së pakicave në Serbi një prioritet shumë më të madh”, tha ajo.

Von Cramon theksoi se shqiptarët e Luginës nuk janë pjesë e dialogut për dallim nga serbët e Kosovës.

“Për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël politike në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e tjera në BE”, theksoi raportuesja për Kosovën në BE.