Analisti Fatmir Sheholli komentoi zgjedhjet e reja që priten të zhvillohen në Kosovë, duke thënë se krerët aktualë të komunave në Veri duhet të dorëhiqen.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se Kurti duhet të mendojë për një zgjidhje të mundshme politike.
“Duke pasur parasysh që në atë pjesë jetojnë 95 përqind serbë, është e vështirë që dikush me 2 apo 3 përqind ta sundojë një komunë apo disa të tilla. Prandaj na duhet zgjidhje politike e cila zgjidhet me dialog.
Një dialog i tillë duhej bërë me serb lokal dhe të mos diskutohej në Bruksel. Ne po japim sovranitetin e shtetit tonë edhe në dialog me vetë palën tjetër”, tha Fatmir Sheholli.