Ymeri: Pse është ftuar Vjosa Osmani në NATO e jo Albin Kurti?

“Për mua është e çuditshme pse është ftuar presidentja në NATO e jo kryeministri, meqë ky takim dhe ato çka janë folur është kryekëput për procesin Dialogut dhe procesin e shtensionimit”

Për njohësin e çështjeve politike, Visar Ymeri, çështje për diskutim është se pse është ftuar presidentja, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s dhe jo kryeministri, Albin Kurti.

Sipas Ymerit, ky takim ishte për procesin e Dialogut dhe procesin e shtesionimit të situatës në veri të Kosovës dhe këto i takojnë Qeverisë.

“Për mua është e çuditshme pse është ftuar presidentja në NATO e jo kryeministri, meqë ky takim dhe ato çka janë folur është kryekëput për procesin Dialogut dhe procesin e shtensionimit. Dhe masat dhe vendimet për shtensionim nuk i takojnë presidencës i takojnë ekzekutivit, se janë masa ekzekutive. Për mua kjo është çështje për tu diskutuar”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Më tej Ymeri ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, pas takimit me Osmanin. Duke theksuar se për NATO-n, edhe Kosova edhe Serbia janë përgjegjëse për tensionet në veri.

“Kemi më pak sovranitet. Nëse forcat e KFOR-it do të jenë vendimmarrës ose bashkëvendimmarrës për këtë çështje, atëherë i bie që Qeveria e Kosovës, komanda e Policisë, nuk mund të marrin vendim pa miratim, për operacionet policore. Sa do të paraqesë kjo problem në praktike nuk e di. Mund të mos paraqesë problem fare…që i bie që mënyrë që jemi sjellë me veri na ka sjellë të një tërheqje e re e vërejtjes për atë se kur dhe si intervenojmë në veri dhe kjo vjen për shkak të pozicioni që janë vendosur pjesëtarët e KFOR-it gjatë protestave në veri nga forcat kriminale serbe atje. Dhe aty e tha Stoltenberg së përgjegjës janë të gjitha palët që e kanë shkaktuar këtë tensionim (ku mbeten të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it). Në një farë mënyre tha se të gjitha palët kanë përgjegjësi për këtë. Qëndrimi i Qeverise sonë është se përgjegjësinë duhet të marrë vetëm Serbia se ajo i ka organizuar, por, për NATO-n, përgjegjësi kanë dy palët”, ka thënë Ymeri.