Një seancë në Kuvendin e Serbisë ka eskaluar në tollovi.
Gjatë senacës, ku po votohej për ndryshimin e akcizës, opozita serbe ka tentuar të bllokojë punimet e seancës përmes vuvuzellave e filikaçave.
Për shkak të kësaj tollovie, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka reaguar ashpër në drejtim të opozitës. Në një moment, ai e ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Danas.“Kujt po i bërtisni, kur jo vetëm Serbia, por e gjithë bota e di se nuk ka hajna më të mëdhenj se ju dhe hajdutë të dënuar. Ju po i fryni ato vuvuzela, po goditni pronën e të gjithë qytetarëve të Serbisë, jeni gënjeshtarë të dëshmuar. Brutalë dhe të turpshëm. Me siguri Albin Kurti është i kënaqur, sepse nuk ka pas ndjekës më të mirë se ju.” – u tha Orliq opozitës.