Nëse e shihni këtë person lajmëroni Policinë – Ja për çfarë kërkohet

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje të ndodhur me datën 24.08.2023 , në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.