Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një thirrje për të rinjtë nga diaspora, të cilët i ka ftuar të bëhen pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.
Kurti ka thënë se sivjet është rritur numri i vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora nga 10 në 25. Poashtu ka thënë se janë shtuar edhe fushat ku ata mund të kontribuojnë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit por edhe të rejat e programit, vizitoni faqen: www.cdfellowship.com”, ka shkruar Kurti.